Lajme
Tërmet në Shqipëri me magnitudë 4,5 shkallë Rihter
Tërmeti që ndodhi rreth orës 17:20 në Tiranë, Durrës dhe në zonat përreth këtyre dy qyteteve të Shqipërisë, kishte fuqinë e 4,5 shkallë Rihter, ndërsa thellësia ishte vetëm 2 kilometra.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në veriperëndim të Shijakut dhe 38 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Për momentin nuk është raportuar për dëme në njerëz apo në ndërtesa.
Shqipëria vazhdon të përballet me pasojat e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallësh të Rihterit, që goditi këtë vend në muajin nëntor të vitit 2019, duke lënë të vdekur 51 persona dhe qindra të tjerë të plagosur.
Thumana dhe Durrësi pësuan më së shumti nga dridhjet e fuqishme të tërmetit.
Në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel në muajin shkurt të 2020, Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliard dollarë ndihmë për t’u rikuperuar nga pasojat e tërmetit të nëntorit, i cili po ashtu la mijëra persona të pastrehë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









