Lajme
Terapia e rërës kundër reumatizmës
Që në lashtësi, njerëzit kanë trajtuar reumatizmën duke u zhytur e mbuluar gjithë trupin me rërë të nxehtë

Në Greqinë dhe Romën e lashtë njerëzit thoshin se rëra kishte aftësi kuruese kundër reumatizmës dhe artritit.
Këto sëmundje janë autoimunitare që do të thotë se sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e vetë trupit.
Terapia e rërës kundër reumatizmës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rëra e pastër ka aftësi të jashtëzakonshme terapeutike për shkak të mineraleve që përmban.
Në të gjenden silikoni sodium, magnezi, kaliumi, jodi, klori dhe kalciumi që përthithen nga deti.
Magnezi është shumë i domosdoshëm për kockat, dhëmbët, zemrën, sistemin nervor dhe çdo qelizë në trup.
Kur trupi futet në rërë, këto minerale arrjnë të penetrojnë në trup, duke sjellë shumë përfitime.
Përfitimet janë shumë të mëdha, sepse përthithja ndodh direkt në lëkurë.
Në rastin e magnezit, ai nuk përthithet mirë nga sistemi tretës dhe përthithja në lëkurë gjatë terapisë së rërës është më e madhe.
Terapia e rërës kombinon efektet mirëbërëse të nxehtësisë dhe këtyre mineraleve.
Rëra duhet të jetë e nxehtë, por jo përvëluese.
Në temperaturën e duhur (pra jo shumë e nxehtë sa nuk durohet), rëra çliron nxehtësinë në mënyrë graduale, duke mundësuar hapjen e poreve dhe përthithjen e mineraleve.
Një terapi normale e rërës kundër reumatizmës duhet të zgjasë nga 20 në 40 minuta.
Ekspertët që mbështesin këtë lloj terapie, thonë se rëra përmirëson ndjeshëm simptomat e reumatizmës.
Ajo ndihmon kundër frakturave, përshpejton shërimin e kockave, zbut infeksionet e lëkurës dhe alergjitë dhe lehtëson simptomat e osteoporozës.
Ka të tjerë që mendojnë se terapia e rërës mund të ketë efekt edhe kundër stresit dhe ndihmon në pastrimin e gjakut.
Terapitë e rërës duhen ndjekur nëpërmjet këshillës së mjekut.
Ato nuk duhen bërë në pikun e diellit, kur vapa është shumë e madhe dhe e padurueshme.
Këto terapi nuk janë të përshtatshme për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo tensionet e gjakut./AgroWeb
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali Platforma mediale Albinfo.ch, si një nga platformat më promovuese të diasporës, veçmas profileve të suksesshme, kësaj...
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor