Kosova
Tenderi i AQP-së, që përkrah prodhimet serbe, nxit reagime të shumta
Kryeministri Haradinaj ka reaguar për tenderin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit për të blerë prodhime të Serbisë, për t’i furnizuar disa institucione.
Në tender, ndër të tjerash, përmenden edhe emrat e prodhuesve serbë, si “Plazma” e “EuroKrem”, edhe pse kjo ndalohet me Ligjin për Prokurim Publik.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se tashmë ka kërkuar nga institucionet që të gjenden personat përgjegjës.
“Jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, e ka quajtur të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin dhe ekonominë, favorizimin e disa produkteve serbe në tenderin publik të shpallur nga Agjencia Qendrore e Prokurimit.
E, lidhur me këtë tender ka reaguar edhe Ministria e Financave, e cila ka hequr përgjegjësinë e saj nga ky tender.
Kjo ministri, përmes një komunikate për media, ka thënë se MF-ja nuk ka asnjë kompetencë për të caktuar kriteret tenderuese dhe listën e mallrave dhe se cilat mallra blihen me tender dhe në cilat kushte duhet të shpallen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













