Kosova
Të vdekurit në Prizren janë burrë e grua

Të mërkurën, dy persona janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në lagjen “Ortakoll” të komunës së Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet dhe asgjë, mirëpo e vetmja që dihet është se personat e vdekur janë burrë dhe grua, përcjell albinfo.ch.
“Ende jemi duke pritur që të përfundojë shikimi i vendit të ngjarjes dhe më pas do t’ju njoftojmë. Ajo se çka dihet deri më tani është se janë gjetur dy trupa të pajetë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi i mjekësisë urgjente në Prizren. Në vendin e ngjarjes janë hetuesit rajonalë së bashku me hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Në lidhje me detaje do të dalim pasi që të kryhen këtyre hetimeve. Ajo çka dihet deri më tani dhe që mund t’ju konfirmojë është se viktimat janë bashkëshortë, pra burrë dhe grua”, ka thënë Gashi për lajmi.net, duke mos dhënë detaje të tjera shtesë.
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë