Integrimi
Të rinjtë me vështirësi gjejnë një zanat
Në veçanti vështirë e kanë fëmijët e familjeve me prejardhje të huaj, sepse në shkolla ata kanë më pak sukses dhe kanë nevojë për mësime shtesë

Pavarësisht se në cilën shkollë të mesme apo gjimnaz kanë të përfunduar, të gjithë të rinjtë në Gjermani mund të konkurrojë edhe për një vend zanati.
E veçanta e këtij sistemi është që të rinjtë mund të kombinojnë përgatitjen profesionale në një ndërmarrje me teorinë që kanë mësuar në shkollat profesionale.
“Gjermania po e ndjekë rrugën e saj të veçantë”, thotë Markus Eickhoff, drejtori i sektorit për kualifikime profesionale dhe këshillime në Odën e Zejtarëve në Këln, transmeton DW.
Në periudhën e kualifikimit profesional që zgjatë dy deri në katër vjet secili pjesëmarrës fiton njohuri të mjaftueshme profesionale.
Kualifikimi profesional në Gjermani është i pakrahasueshëm me vendet e tjera.
Sot të rinjtë në Gjermani vendosin në moshën 15 – 16 vjeç nëse duan të kryejnë ndonjë kualifikim profesional ata largohen nga shkollat e përgjithshme për të përfunduar kurset për zdrukthëtar, motër medicinale apo bashkëpunëtor në bankë.
Të rinjtë në Gjermani aktualisht mund të zgjedhin 344 profesione të ndryshme.
Kjo përgatitje profesionale ka për ta përparësi të jashtëzakonshme: ata mund të zgjedhin një profesion si zejtar apo tregtar dhe ta mësojnë këtë profesion në qetësi.
Nga kjo përfitojnë shumë edhe sipërmarrjet. Markus Eickhoff thotë se këta persona menjëherë pas përfundimit të periudhës së përgatitjes janë në gjendje të futen në punë, ndërkohë që në Gjermani ekspertët janë më të kërkuar se kurrë më parë.
Aktualisht në Gjermani ka rreth 1.5 milionë të rinj që kanë të kryer një shkollë dhe një zanat.
Megjithatë ka shumë të rinj që nuk mund të gjejnë punë menjëherë. Kjo për shkak se kërkesat për përgatitjen profesionale janë shtuar vitet e fundit.
Për shembull një mekanik i automjeteve sot duhet t’i njoh edhe sistemet elektronike, që do të thotë se duhet të ketë një përgatitje të mirë nga matematika.
Vitin e kaluar, sipsa të dhënave të Institutit Federal për Përgatitje Profesionale të papunë kanë qenë rreth 76.000 të rinj të cilët kanë kryer këto kualifikime.
“Problem është të gjesh një vend për përgatitje profesionale”, thotë Sirikit Krone, bashkëpunëtore shkencore në Institutin për Punë dhe Kualifikime në Universitetin e Duizburgut.
Shumë të rinj nuk kanë fare diploma. Ata e kanë vështirë të gjejnë ndonjë vend për kualifikime të mëtejme. Ndaj diplomat konsiderohen si dokumenti kryesor për të vazhduar rrugën profesionale.
Në veçanti vështirë e kanë fëmijët e familjeve me prejardhje të huaj, sepse në shkolla ata kanë më pak sukses dhe kanë nevojë për mësime shtesë.
Masat për kualifikime shtesë organizohen në disa sektorë të ndryshëm, si për shembull në hotelieri apo gastronomi.
Në parim të gjithë mund të fitojnë një vend për përgatitje profesionale, edhe ata që vijnë nga vendet e tjera.
Firmat i pranojnë dokumentet e atyre që konkurrojnë dhe i ftojnë për paraqitje gojore. Por ato kanë shpesh edhe kushte shtesë, si për shembull praktika apo aftësitë e tjera.
Përgatitja paralele ekziston në forma pak më të ndryshme edhe në Austri dhe Zvicër.
Vendet e tjera po përpiqen që ta importojnë këtë sistem, por jo gjithmonë me suses.
Në Francë për shembull në këto përgatitje përfundojnë vetëm nxënësit më të dobët.
Ndërsa në Gjermani sistemi paralel llogaritet edhe më tej si shumë i suksesshëm. Ai po zhvillohet gjithnjë.
Kjo përgatitje profesionale tani mund të kombinohet edhe me studime dhe quhet “studime paralele”.
Këta të rinj janë shumë atraktiv për shumë ndërmarrje.
Ata i njohin sistemet e prodhimit dhe njihen me sistemin e udhëheqjes në sipërmarrje. Kjo do të thotë se përfitojnë sipërmarrjet por njëkohësisht edhe të rinjtë.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri