Bota
Të rinjtë gjermanë po pinë më pak alkool
Një studim i fundit ka treguar se adoleshentët po pinë gjithnjë e më pak alkool. Hulumtimi u krye për të marrë një ide të zakoneve të pijeve të të rinjve, si në aspektin sa shpesh pinë dhe sa.
8.7 përqind e gjermanëve në moshën 12-17 vjeç pinë alkool të paktën një herë në javë, përcjell albinfo.ch.
Kjo është një rënie e konsiderueshme nga raportet e mëparshme. Një studim i kryer në të njëjtën grupmoshe në vitin 2004 tregoi se një në pesë (21.2 përqind) piu të paktën një herë në javë, transmeton “The Local”.
Gjetjet tregojnë se fushatat e ndërgjegjësimit publik për rreziqet e alkoolit kanë ndikuar në rënien e konsumimit të alkoolit, derisa gjithashtu theksohet se edhe ndërgjegjësimi është më i madh tek të rinjtë e sotëm, sesa paraardhësit e tyre.
Megjithatë, lajmi ishte më pak i mirë për gjermanët e moshës nga 18 deri në 25 vjeç, ku më shumë se një e treta (37.8 përqind) pinë alkool së paku një herë në muaj.
Studimi, i përfunduar nga Qendra Federale për Edukimin Shëndetësor, u zhvillua në 7,000 gjermanë të rinj gjatë 2018-ës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














