Koronavirusi: çast pas çasti
366 gazetarë kanë vdekur nga COVID-19 në mbarë botën
Të paktën 366 gazetarë, në 47 vende kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) që nga fillimi i muajit mars, thuhet në raportin e organizatës joqeveritare “Press Emblem Campaign” (PEC), transmeton Anadolu Agency (AA), përcjell albinfo.ch.
Sekretari i Përgjithshëm i PEC, me qendër në Gjenevë të Zvicrës, Blaise Lempen, në sesionin e 45-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se ka një rritje të mprehtë në vdekjen e gazetarëve nga COVID-19, veçanërisht në Indi, në ditët e fundit.
Lempen i bëri thirrje Këshillit me 47 anëtarë që të merret vendim për përforcimin e mbrojtjes së gazetarëve nga kriza globale shëndetësore.
Sipas të dhënave të PEC, që nga fillimi i marsit në 47 vende në mbarë botën kanë humbur jetën 366 gazetarë nga COVID-19.
– Vdekja më e lartë në vendet e Amerikës Latine
Hulumtimi i PEC tregon se nga virusi në vendet e Amerikës Latine kanë humbur jetën 205 punonjës mediatikë, në Azi 90, në Evropë 28, në Afrikë 22 dhe në Amerikën Veriore 21. Peruja është në rend të parë me 82 punonjës mediatikë, më pas vijon Ekuadori me 40, India 36 dhe Bangladeshi 31.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në Shqipëri COVID-19 ka prekur 14 gazetarë gjatë 6 muajve të fundit, por nuk ka raste të vdekjeve.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani jetën e kanë humbur dy punonjës mediatikë nga COVID-19.
PEC gjithashtu njofton se që nga fillimi i vitit në mbarë botën 54 gazetarë janë vrarë me shkaqe të ndryshme, kështu që numri i punonjësve mediatikë ka tejkaluar shifrën 400.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












