Kosova
Të ndara me ekipe, por bashkë me zemër
Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, ndërkohë Kosova përfaqësohet nga me garuesin e vetëm, skiatorin Albin Tahiri
Dy ekipet olimpike të Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkuar sot në Korenë e Jugut, ku sot është mbajtur ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore. Dy ekipet kanë realizuar edhe një foto së bashku para nisjes së ceremonisë, për të treguar se edhe pse të ndarë në dy ekipe, me zemër janë bashkë.
Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli, ndërkohë Kosova përfaqësohet nga me garuesin e vetëm, skiatorin Albin Tahiri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se përfaqësohemi i shtetit tonë në Lojërat Olimpike Dimërore është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai në facebook ka shkruar se ishte një parakalim madhështor i ekipit olimpik me Flamurin e Kosovës në Pyeongchang të Koresë së Jugut, para miliona teleshikuesve nga mbarë bota.
“Kjo është hera e parë në historinë e shtetit tonë, që përfaqësohemi në Lojërat Olimpike Dimërore. Është dhurata më e mirë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, bashkë me medaljen e artë të Majlinda Kelmendit, dy vjet më parë në Olimpiadën e Rios”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











