Kosova
Të lënduarit rëndë nga shpërthimi në Ferizaj pritet të nisen për në Turqi
Shkalla e djegies së sipërfaqes së trupit të këtyre pacientëve është nga 35 deri në 50 për qind. Gjashtë prej tyre pritet që shpejtë të nisen për në Turqi
Si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit në një prej restoranteve të këtij qyteti, lëndime trupore pësuan 42 persona.
Fuqia e këtij shpërthimi ishte jashtëzakonisht e madhe, sa arriti të shkaktojë dëme të mëdha brenda dhe jashtë objektit.
13 nga qytetarët e plagosur u transferuan menjëherë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa nga Klinika Intensive e QKUK-së sot bënë të ditur se pesë nga këta pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.
“Në Klinikën e Intensivit Qendror janë duke u trajtuar pesë prej tyre që kanë qenë në gjendje më të rëndë dhe një prej tyre është i sistemuar në klinikën e kardiokirurgjisë, pra janë gjashtë prej të lënduarve. Gjendja shëndetësore e pacientëve për momentin pretendohet me qenë stabile edhe pse me këtë shkallë të djegies këta pacientë hyjnë në radhën e atyre pacientëve që janë të rrezikuar”, tha Uka.
Drejtori Uka tregoi edhe shkalla e djegies së sipërfaqes së trupit të këtyre pacientëve është nga 35 deri në 50 përqind.
Por gjashtë nga personat që morën lëndime të rënda trupore pritet që shpejtë të nisen për në Turqi.
Kjo është bërë e ditur për lajmi.net nga Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Aliu bëri të ditur se tashmë këshilli mjekësor ka miratuar vendimin që gjashtë pacientë të lënduar më rëndë të transferohen për në Turqi.
“Tashmë dokumentacioni është proceduar me urgjencë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nëse shkon gjithçka në rregull, sonte ose nesër parashihet të bëhet udhëtimi”, tha Aliu.
I pari i Ferizajt, Agim Aliu deklaroi poashtu se moshat e personave të cilët u plagosën si pasojë e shpërthimit janë nga pesë deri në 71 vjeç.
Gjatë ditës së djeshme Aliu ka vizituar nga afër personat e lënduar nga ky shpërthim, derisa uroj që të njëjtit të shërohen sa më shpejtë.
Pas shpërthimit të djeshëm pati deklarime të shumta nga emrat e njohur të vendit, ku ndër të tjerash u theksua se duhet të shikohet mirë se si erdhi deri tek ky shpërthim, e që brenda disa javëve pati dy të ngjashme në territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













