Shkurt.ch
Të huajve me statusin “F” u lejohet të sjellin familjet në Zvicër
Personat me status të qëndrimit të përkohshëm mund t`i sjellin në Zvicër bashkëshortë/et dhe fëmijët e tyre jo më herët se tri vite pas fitimit të këtij statusi

Me votimin me shumicë në Dhomën Nacionale, të huajt me status të përkohshëm qëndrimi në Zvicër (Viza F) e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Kjo, përkundër ashpërsimit në esencë të ligjit mbi të huajt dhe azilin, që e kanë votuar deputetët të mërkurën dhe përkundër rekomandimit negativ të Komisionit përkatës.
104 vota pro 87 kundër dhe një e përmbajtur, janë numëruar lidhur me këtë pikë të ndryshimit të ligjit, përcjell albinfo.ch. Kështu, personat me status të qëndrimit të përkohshëm mund t`i sjellin në Zvicër bashkëshortë/et dhe fëmijët e tyre jo më herët se tri vite pas fitimit të këtij statusi. Parakusht për këtë mbetet hapësira e mjaftueshme banesore dhe sigurimi që familja të mos jetojë nga ndihmat sociale.
Megjithatë, marrë në tërësi, ashpërsime janë bërë. Për shembull, kush merr ndihma kompensuese në të ardhmen nuk do të ketë të drejtë të sjellë familjarët e vet në Zvicër. Ndërsa për personat me leje qëndrimi të përhershëm (viza C) do të vlejnë rregulla njësoj të ashpra sikurse për ata me Vizën B. Këtë e ka futur në ligj qeveria me kërkesën e parlamentit.
Ndonëse komisioni kishte rekomanduar që të huajve me vizë F tu pamundësohej bashkimi familjar, partitë si SB, GLP, CVO, BDP dhe të Gjelbrit reaguan se në fund do ta refuzonin gjithë ligjin, nëse parlamenti do të ndiqte qëndrimin e komisionit, transmeton albinfo.ch. Kjo për partitë në fjalë do të ishte vija e kuqe, tutje të cilës nuk shkohej.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor