Kultura
Të gjithë këngëtarët në Zvicër për Vitin e Ri

Shumicën e këngëtarëve të estradës kosovare i ka tërhequr Zvicra për netët festive të Vitit të Ri. Ata tashmë kanë rezervuar disa nga diskotekat nëpër Zvicër për të performuar për netët festive.
Bazuar në shpalljet e bëra nëpër media këtë vit diskoteka “Rinora 4” në Rümlang të Zvicrës ka mbledhur shumë këngëtarë e këngëtare, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.
Në „Rinora 4“ festimet do të nisin më 30 dhjetor dhe për argëtimin e mysafirëve është caktuar këngëtari Labinot Tahiri, e më pas për natën e Vitit të Ri aty do të jenë Flori, Elvana Gjata dhe Albatrit Muçiqi, për të vazhduar më pas në netët në vazhdim me Dafina Zeqirin, Baba Stars si dhe grupin Freax.
Netëve festive gjithashtu do t’iu bashkëngjitet edhe muzika nga Dj Dalool, Mc Beka, Dj Kont si dhe Dj Muli.
Këngëtarët e kanë shfrytëzuar praninë e tyre në Zvicër që të performojnë në disa klube dhe diskoteka.
Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri, do të përkujdeset edhe për argëtimin e publikut në Biel/Biene.
Dafina Zeqiri, pos që do të performojë në “Rinora 4”, është paralajmëruar edhe në klubin „Insomnia“ në Lozanë, në natën e parë të vitit 2012.
Natën e ndërrimit të motmoteve në diskotekën “Bolero” të Zvicrës do të jenë motrat Mustafa dhe humoristi i njohur kosovar, Rasim Thaçi (Cima).
Në diskotekën „Puls“ në Argau do të bëhen bashkë dy këngëtarë të njohuar, njëri nga Maqedonia dhe tjetri nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Noisin dher Ardian Gaxhën.
Këngëtaren e njohur kosovare, Adelina Ismajli, mund ta takoni në diskotekën “Perosa” të Lucernit, e cila do ta argëtojë publikun së bashku me Gilin, Enis Potokun, Remin dhe grupin “Skills” nga Prishtina.
Me Adelina Ismajlin mund të festoni edhe në “Insomnia” të Lozanës. Në natën e parë të Vitit të Ri do të bëhen bashkë këngëtarët Nustret Muçiçi, Lori, Vesa Luma, Kaltrian Selimi, “Kapital-T” etj.
Hyrja nëpër të gjitha lokalet, klubet dhe diskotekat shqiptare nëpër Zvicër sillet prej 30 deri në 50 franga.
Këngëtarët e estradës muzikore kosovare janë mysafirët më të shpeshtë në diasporë.
Këngëtarët e Kosovës performojnë zakonisht gjatë festave, e mërgimtarët asnjëherë nuk i anashkalojnë.
Përveç argëtimit, arsye tashmë e njohur pse vijnë shpesh është edhe përfitimi më i madh nëpër diskoteka dhe ahengje në diasporë.
INFO: Të gjitha vendtakimet për të festuar Vitin e Ri 2012 në Zvicër
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?