Të Gjelbrit fillojnë fushatën me thirrje kundër centraleve bërthamore
Leuenbreger: "secila votë që do të jepet për të gjelbrit do të jetë njëkohësisht votë kundër centraleve bërthamore"
ë Gjelbrit e Zvicrës, fushatën e tyre për zgjedhjet nacionale që do të mbahen këtë vit, e kanë identifikuar në tërësi me rezistencën kundër ndërtimit të centraleve bërthamore për prodhimin e energjisë elektrike.
Siç ka deklaruar në një konferencë për medie kryetari i Partisë së Gjelbër të Zvicrës, Ueli Leuenberger, njëri ndër vendimet më të rëndësishme që do të marrë legjislatura e ardhshme e Parlamentit Federal të Zvicrës, ka të bëjë me ndërtimin e centraleve atomike për prodhimin e energjisë elektrike.
Prandaj, Leuenberger ka bërë me dije se “secila votë që do të jepet për të gjelbrit do të jetë njëkohësisht votë kundër centraleve bërthamore, njofton NZZ.ch.
Ai po ashtu ka shpalosur synimin e tij që partia të cilën e drejton, në zgjedhjet e ardhshme të mbërrijë në shkallën 10 për qind të elektoratit.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











