Futboll
Tare mund të emërohet drejtor sportiv te Milani
Igli Tare po kërkohet nga skuadra e njohur italiane, që ka mbetur pa drejtor sportiv
Massimiliano Mirabelli është larguar edhe zyrtarisht nga drejtori sportiv i Milanit, edhe pse ishte emëruar në këtë post para një viti.
Mediat italiane kanë raportuar se vendin e tij te skuadra e njohur italiane, pritet ta marrë Igli Tare, i cili është drejtor sportiv te Lazio, aty ku edhe po ka shumë suksese, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu emrat e mundshëm për të marrë këtë post te Milani janë edhe Cristiano Giuntoli i Napolit dhe Ariedo Briada i Barcelonës.
Tare është zgjedhur vitin e kaluar si menaxheri i vitit, pasi kishte arritur të marrë shumë futbollistë që kanë kushtuar pak, por më vonë kanë qenë të suksesshëm dhe vlera e tyre në treg është shumëfishuar.
Gjithashtu Lazio është kthyer në një ekip konkurrues në Itali, pa investuar shumë, por duke iu shkaktuar telashe edhe skuadrave të mëdha. E gjitha kjo falë Igli Tares, i cili nuk e ka shprehur dëshirën të largohet, kurse më herët është folur edhe për një kalim në Inter.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















