Futboll
Lazio ofertë për Shaqirin
Mësohet se Lazio i ka ofruar 12 milionë Euro Liverpool për të blerë Xherdan Shaqirin. Shqiptaro-zvicerani pëlqehet së tepërmi nga klubi bardhekaltër dhe drejtori sportiv Igli Tare ka nisur nga puna për ta sjellë atë në Romë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se si fillim, Tare telefonoi trajnerin Mauricio Sarri pë ta pyetur nëse i intereson një futbollist si Shaqiri.
Pasi mori përgjigjen pozitive, ai kontaktoi me klubin anglez ku edhe bëri ofertën prej 10 milionë Eurosh, shto këtu edhe 2 milionë Euro bonuse.
Por “të kuqtë” e refuzuan dhe e bënë të qartë se ata nuk e lënë të lirë lojtarin pa 15 milionë Euro.
Vlen të theksohet se mesfushori 29-vjeçar luajti me Liverpool në Premier League vetëm 5 takime sezonin e shkuar dhe ka edhe dy vite kontratë.
Ndërkohë që në Euro 2020, ai bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke shënuar tri gola e duke dhënë një asist.
Të dyja klubet pritet të negociojnë prapë kur Shaqiri të kthehet nga pushimet dhe e ardhmja varet nga vetë lojtari.
Ndërkohë bardhekaltrit janë gati që të bëjnë një ofertë të dytë më të kënaqshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













