Skip to content

Haxhiu pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Delegacioni do të zhvillojë takime edhe me komisionet parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, si dhe me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të kontakteve me përfaqësuesit e institucioneve të vendit,  përcjell albinfo.ch.

Sipas agjendës së paralajmëruar, delegacioni pritet të takohet nga ora 10:00 me anëtarët e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian.

Ndërkaq, në orën 11:00 është paraparë edhe një takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës.

Takimet synojnë të zhvillojnë kontaktet ndërmjet delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe përfaqësuesve të institucioneve parlamentare të Kosovës./Albinfo.ch