Futboll
Tare lavdëron Berishën: Është luftëtar i madh
Igli Tare ka lavdëruar mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha, ashtu si edhe mbrojtësin e majtë Riza Durmishi
Igli Tare, i cili është drejtor sportiv te Lazio, gjatë prezantimit të përforcimeve të reja ka folur edhe për dy futbollistët shqiptarë, Valon Berisha dhe Riza Durmishi.
Tare ka lavdëruar mesfushorin e Kosovës. “Për mua është një kënaqësi e madhe të prezantoj Berishën. Nuk e kam fshehur admirimin tim për të. Ka diçka që prezanton shpirtin e klubit tonë. Ai është një luftëtar, një lojtar që nuk dorëzohet kurrë. Jam vërtet shumë i lumtur që ka ardhur te Lazio. Mendoj dhe besoj se do ta nderojë këtë fanellë”, është shprehur Tare në konferencën për media, përcjell albinfo.ch.
Valon Berisha në Lazio ka marrë numrin 7
Ai foli edhe për Durmishin. “E kemi ndjekur prej 3-4 vjetësh. Kur erdhi mundësia për ta mbyllur marrëveshjen, nuk hezitova. Durmishi ka karakteristikat e duhura për modulin tonë të lojës. Ka nevojë për kohë që të hyjë në mekanizmat e skuadrës, por jam i bindur se do të jetë i vlefshëm për Lazion”, theksoi Tare.
Valon Berisha ësht!C3%A@ dransferuar nga Lazio, derisa Riza Durmishi nga Betisi. Pjesë e Lazios është edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












