Sport
Takime në funksion të afirmimit të sportit kosovar
Futbollistja e njohur Fatmire Bajramaj ka shprehur gatishmërinë që të japë kontributin në afirmim të sportistëve të rinj dhe të talentuar
Në vazhdën e takimeve në fuksion të afirmimit të sportit të Kosovës me sportistë kosovarë që kanë arritur suksese në arenën ndërkombëtare, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka takuar këtyre ditëve edhe futbollisten e njohur Fatmire Bajramaj dhe boksierin amator, Naim Terbunja.
Ministri kosovar i sportit, Memli Krasniqi, tha se edhe futbollistja Fatmire Bajramaj, e cila mbron ngjyrat e kombëtares gjeramane por edhe sportistë të tjerë kosovarë të dalluar në Evropë, kanë pasqyruar një imazh shumë pozitiv dhe real për njerëzit e Kosovës. Ministri po ashtu tha se institucionet e Kosovës janë të interesuara dhe të gatshme që me sportistët e famshëm kosovarë në arenën ndërkombëtare të punojnë bashkërisht në procesin e afirmimit dhe ndërkombëtarizimit të sportit.
Nga ana e saj, futbollistja Fatmire Bajramaj ka shprehuar gatishmërinë që të japë kontributin e saj në afirmim të sportistë ve të rinj dhe të talentuar.
Ministri Krasniqi përgëzoi boksierin edhe boksierin Terbunja me sukseset e shënuara deri më tash, e me theks të veçantë për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike 2008 në Pekin. Ndërkaq, boksieri Naim Terbunja, që bën gara nën flamurin e Suedisë, ka treguar për sfidat që ka pasur deri tash si dhe për planet në të ardhmen, e që kryesor është bërja e garave në boksin profesionist.
Në kuadër të afirmimit të sportit kosovar, ministri Krasniqi gjatë dhjetorit ishte takuar edhe me vëllezërit Xhaka, që luajnë futboll në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










