Takim me komunitetin shqiptar në Lozanë
Musa Kamenica, kandidat për Parlamenti komunal
|
Takim me komunitetin shqiptar në Lozanë Më datën 13 mars 2011 do të mbahen zgjedhjet komunale në Lozanë, ku të huajt që banojnë prej dhjetë vjetësh në Zvicër dhe më shumë se tre vjet në kantonin e Vaud-it do të thirren të votojnë në të njëjtin nivel me qytetarët zviceranë, anëtarë të Këshillit Komunal dhe të Bashkisë. Prandaj, në kuadër të një serie takimesh që Partia Socialiste e Lozanës ka mbajtur me komunitete të ndryshme në qytetin tonë, ajo ka nderin që kësaj here të ftojë komunitetin shqiptar për një “takim diskutimi dhe informimi” rreth programit të saj politik dhe interesat që prekin qytetin e Lozanës dhe popullatën e saj në legjislaturën e ardhshme 2011-2016. Takimi mbahet më 9 dhjetor 2010,ditë e enjte, prej orës 20, në Maison du Peuple, salla Jean Jaurès, Place Chauderon 5, 1003 Lausanne Pjesëmarrës diskutimi në këtë takim janë: – Oscar Tosato, këshilltar aktual i Bashkisë së Lozanës – Florence Germond, deputete në Parlamentin e Komunës së Lozanës – Grégoire Junod, deputet në Parlamentin e Kantonit Vaud – Musa Kamenica, kandidat në Parlamentin komunal – Rebecca Ruiz, kryetare e Partisë Socialiste në Lozanë. Pas takimit do të ofrohet një aperitiv, ku pjesëmarrësit mund të kenë rastin të shkëmbejnë ide me kandidatët. Duke ju pritur në numër të madh që të merrni pjesë në këtë mbrëmje, pranoni zonja dhe zotërinj përshëndetjet tona të përzemërta. |
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











