Kosova
Tahiri iu shkruan komisarëve Hahn dhe Avramopoulos për vizat
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, ka nisur një letër zyrtare tek Komisari për Politika të Fqinjësisë së Mirë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe Komisari për Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, për t’i njoftuar lidhur me aprovimin e legjislacionit tepër të rëndësishëm për reformimin e sektorit të drejtësisë dhe përmbushjes së obligimeve të dala nga procesi i liberalizimit të vizave, transmeton albinfo.ch.
Përmes kësaj letre, ministri Tahiri ka theksuar se janë përmbushur të gjitha kërkesat e dala për liberalizimin e vizave dhe po ashtu që ndryshimet legjislative janë përmbushje e obligimeve të dala edhe nga Plani Vjetori i Qeverisë për vitin 2018, Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.
“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar të vazhdojë përmbushjen e prioriteteve qeveritare dhe të marrë masat e duhura për fuqizimin e sektorit të sundimit të ligjit dhe po ashtu në zbatimin e këtyre ligjeve edhe në praktikë”, ka shkruar ministri Tahiri në letër.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












