Shkurt.ch
Swisscom zhduk pa dashje të dhënat e klientëve nga “MY Cloud”
Të dhënat janë shlyer padashur gjatë punimeve në sistem, sqaron Swisscom. Shkak për këtë është bërë një softuer me defekt.
Ndërmarrja kryesore e telekomunikacionit në Zvicër, Swisscom, ka fshirë aksidentalisht të dhënat private të qindra konsumatorëve të vet. Fshirja është e pakthyeshme, shkruan srf.ch duke iu referuar njoftimit të Swisscom-it.
Bëhet fjalë, veç tjerash, për fotografi dhe video personale.
Klientët e ndërmarrjes së përmendur i kishin ngarkuar të dhënat e tyre në shërbimin e deponimit të të dhënave elektronike “My Cloud”, e cila premton një ruajtje me siguri të plotë, transmeton albinfo.ch. Por ndodhi që një pjesë e të dhënave megjitahtë të zhduket.
Swisscom ka konfirmuar për srf.ch njoftimin e publikuar së pari nga gazeta Tages Anzeiger sot lidhur me zhdukjen në fjalë.
Të dhënat janë shlyer pa dashur gjatë punimeve në sistem, sqaron Swisscom. Shkak për këtë është bërë një softuer me defekt. Megjithatë, Swisscom thotë se janë zhdukur vetëm një pjesë e vogël e të dhënave.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











