Integrimi
swissalbs: Të veprojmë si qytetarë të Zvicrës, pa mohuar identitetin tonë
Përparim Avdili: “Koha është pjekur që komuniteti shqiptar jo vetëm të flasë për numrin e tij të madh por të definohet në bazë të fuqisë që e krijon si komunitet”
swissalbs është një subjekt që synon rrjetëzimin dhe përfaqësimin cilësor të komunitetit shqiptar në Zvicër. Në fokus të tij është ekonomia por pa lënë anash as politikën, arsimin dhe organizimin shoqëror. Swissalbs synon ngritjen e një vetëdijeje që madhësia e komunitetit të mos jetë e vetmja vlerë që përfaqëson por në radhë të parë është fuqia dhe cilësia ajo që e shndërron atë në faktor të respektueshëm në Zvicër.
Kryetari dhe themeluesi i swissalbs, Përparim Avdili flet për Albinfo.ch lidhur me krijimin e organizatës, zhvillimin, misionin dhe vizionin e saj.
“Më 18 gusht 2019 është themeluar swissalbs si iniciativë e imja bashkë me Bardhyl Colin dhe pastaj me ekipin e parë ku janë bashkëngjitur Arbela Statovci dhe Burim Hasani që nga fillimi. Me organizatën swissalbs pretendojmë të bashkëstrukturojmë komunitetin shqiptar në fushat e ekonomisë, arsimit, shoqërisë dhe politikës. Koha është pjekur që komuniteti shqiptar jo vetëm të flasë për numrin e tij të madh por të definohet në bazë të fuqisë që e krijon si komunitet. Gjithashtu marrim dhe përgjegjësinë të përfaqësojmë komunitetin shqiptar përballë publikut të gjerë dhe institucioneve zvicerane në rrafsh nacional, kantonal dhe komunal”, shprehet Avdili.


Ndërsa duke folur për veprimtaritë më të rëndësishme që swissalbs ka zhvilluar deri më sot, ai thotë: “Iniciativa kryesore që kemi themeluar është mbrëmja gala që sivjet po mbahet të pestën herë, ku dhe bëhet ndarja e çmimit të ndërmarrësit apo ndërmarrëses së vitit. Ky organizim ka arritur tashmë renome brenda komunitetit dhe më gjerë. Në jurinë mbrapa këtij çmimi bëjnë pjesë personalitete të rëndësishme nga komuniteti zviceran i biznesit, ndër të tjerë, edhe Roland Brack. Pastaj kemi organizuar disa evente kulturore dhe shoqërore, si dhe kemi bërë deklarata politike kundër vizitës së Vuçiqit në Zvicër ose kundër diskriminimit që i është bërë alba Festivalit, në Cyrih. Gjithashtu kemi iniciuar projektin Mentoring bashkë me organizatat studentore shqiptare”.
Në vazhdim Përparim Avdili tregon se swissalbsi si strukturë financohet nga anëtarësia e saj që aktualisht numëron 80 veta, përfaqësues këta të kompanive të nivelit dhe sektorëve të ndryshëm. “Ne, si swissalbs kemi arritur të komunikojmë më gjeneratat e reja, besoj që ky është suksesi kyç i yni dhe arsyeja se pse ne vazhdimisht jemi duke u rritur dhe zhvilluar”.
Lidhur me arritjet e deritashme të Swissalbs-it, kryetari i saj thotë se arritje konsideron “faktin që ne sot respektohemi edhe nga institucionet vendase si përfaqësues të komunitetit shqiptaro-zviceran dhe që kemi arritur të flasim për fuqinë që komuniteti ynë krijon në fushat e ndryshme”.
swissalbs ka një bashkëpunim me organizata, rrjete të ndryshme dhe tregon gatishmëri për bashkëpunime të tjera. “Parimisht jemi të hapur me secilën organizatë. Por praktikisht bashkëpunimi është konkretizuar sidomos me ato organizata që synojnë gjithashtu zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit – me këtë parim kemi bashkëpunime me organizata të arsimit, kulturës, studentëve si dhe të rrjetëzimeve.
Rreth asaj se si e sheh të ardhmen e swissalbs dhe të komunitetit shqiptar në Zvicër, Përparim Avdili është i qartë: “Nëse kemi parasysh gjeneratat e reja që do të vijnë, ne sot jemi në përgjegjësi që tu japim atyre një platformë që ata të mund të orientohen si qytetarë zviceranë me origjinë shqiptare. Aty s’ka vend nacionalizmi folklorik apo egot e personave që nuk arrijnë të shkëputen nga strukturat”.
Në këtë frymë është edhe mesazhi që kryetari i swissalbs-it u drejton të rinjve: “Le të fillojmë të orientohemi si qytetarë të barabartë të këtij vendi, duke ruajtur gjithashtu identitetin tonë duke pasur parasysh që Zvicra është vendi ynë”.


Për një platformë qytetarie zvicerane ku nuk ka vend folklorizmi
“Nëse kemi parasysh gjeneratat e reja që do të vijnë, ne sot jemi në përgjegjësi që tu japim atyre një platformë që ata të mund të orientohen si qytetarë zviceranë me origjinë shqiptare. Aty s’ka vend nacionalizmi folklorik apo egot e personave që nuk arrijnë të shkëputen nga strukturat”.
Artikulli për “swissalbs” është botuar edhe në magazinën print albinfo.ch, e cila në këtë numër i ka kushtuar fokus të veçantë organizatave shqiptare në Zvicër.
Lexoni po ashtu:
4 emra, një çmim: Kush do të jetë “Sipërmarrësi shqiptar i vitit 2025” në Zvicër?
Lexoni po ashtu:
Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025
lexoni po ashtu:
Të ngjashme

Balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë rikthehet në zemër të Cyrihut – swissalbs
- Fituesi i Swissalbs 2021: Është çmimi për përkushtimin dhe pasionin tim
- Garë e ngushtë mes kompanive më inovative shqiptare, kush janë të nominuarit e swissalbs
- Çmimi i Swissalbs për ndërmarrësin më të mirë 2020
- 4 emra, një çmim: Kush do të jetë “Sipërmarrësi shqiptar i vitit 2025” në Zvicër?
- Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2025
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











