Shkurt.ch
Swiss me rekord të ri: 16 milionë pasagjerë
Kjo shifër është për tre për qind më e madhe se në vitin paraprak dhe njëherësh një rekord i ri
Kompania ajrore Swiss gjatë vitit të kaluar ka “përpunuar” 16 milionë pasagjerë. Kjo shifër është për tre për qind më e madhe se në vitin paraprak dhe njëherësh një rekord i ri, bën të ditur Swiss në përmbledhjen vjetore që do ta publikojë në mes të marsit.
Por, sipas kompanisë, rritja e numrit të pasagjerëve nuk nënkupton shtimin edhe të qarkullimit të saj.
Numër të shtuar të pasagjerëve ka regjistruar edhe kompania tjetër ajrore sikur Easyjet.
Në fluturimet nga Bazeli dhe për Bazel, kjo kompani ka shënuar rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin paraprak, duke mbërritur në 3 milionë pasagjerë.
Kompania e njëjtë në Gjenevë ka shënuar rritje prej 10 për qind ose 5.5 milionë pasagjerë.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








