Shkurt.ch
“Swiss” anulon për deri të hënën fluturimet drejt Brukselit
Pas sulmit terrorist të para dy ditëve në Bruksel, kompania ajrore e Zvcrës Swiss ka ndërprerë përkohësisht fluturimet drejt Brukselit. Ndërkohë ajo njofton se kjo ndërprerje do të vazhdojë deri të hënën që vjen, domethënë ajo vazhdohet deri në fund të festës së Pashkëve, njofton agjencia sda.
Por, në mënyrë që udhëtarët të kenë megjithatë mundësi të shkojnë në Belgjikë, Lufthansa, pjesë e së cilës është edhe Swiss, ka angazhuar autobusë (shuttlebus) nga Frankfurti për në Bruksel.
Ndalesa e fluturimeve për në Bruksel aktualisht vlen për gjithë kohën e festës, pra edhe për të hënën, por rifillimi i tyre varet nga zhvillimet e mëtejshme, transmeton albinfo.ch. Shtabi i krizës i kësaj kompanie është në kontakt me autoritetet e sigurisë në Belgjkë, ka thënë një zëdhënëse e «Swiss»-it.
Ndërkohë qarkullimi i trenave drejt Brukselit është normalizuar. Sipas SBB-së, të dy trenat që lidhin Bazelin drejtpërdrejt me Brukselin, po qarkullojnë sipas planit. Biletat e anuluara të trenit mund të kthehen mbrapsht ose të ndërrohen.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










