Shkurt.ch
SVP-UDC kërcënon me tërheqje nga qeveria
Partia Popullore e Zvicrës (SVP-UDC) ka bërë të ditur se mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Qeverinë Federale në rast se nuk i mundësohet të marrë dy vende ministrash në këtë qeveri. Këtë kërcënim e ka shprehur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në Parlamentin Nacional, Caspar Baader.
“Në rast se parlamenti e thyen konkordancën, atëherë të gjitha mundësitë mbeten të hapura, edhe braktisja e qeverisë”, ka thënë Baader në magazinën televizive 10vor10.
Reagimi i tij ka ardhur për shkak të mundësisë që, në zgjedhjen e Qeverisë Federale, që e bën Parlamenti Nacional më 14 dhjetor, “gjithçka të mbetet me të vjetrën”, në kuptimin që Widmer-Schlumpf nga BDP, të zgjidhet sërish. mKjo do të thotë që SVP-UDC të mbetet sërish me vetëm një post në qeveri, gjë që kjo parti, edhe më tutje më e madhja në Zvicër, nuk mund ta pranojë më.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










