Sport
Super ligë: Javë e frytshme për lojtarët shqiptarë
Gola shënuan këta lojtarë shqiptarë: Nikçi për FC Zürich, Rama për FC Thun dhe Adili për Grasshopers-in
Super liga zvicerane në futboll ka nisur të bëhet interesante dhe e pa qartë deri në fund të kampionatit, sa i përket fituesit të ligës po ashtu edhe luftës për mbetje në ligë. Pas ndeshjeve të javës së 32, lufta për titull të kampionit do të zhvillohet në mes të liderit FC Zurich dhe FC Baselit të cilët kanë pikë të njejta, nga 65, por lideri prin vetëm në saje të një goli më shumë në goldiferencë.
Në këtë javë, FC Zurichu luajti mysafir me FC St. Gallenin ku i ndanë pikët me rezultat 2 :2. Ishte nje ndeshje ku të dy palëve u duheshin pikët. Vendësve, për mbijetesë e mysafirëve për të ruajtur pozitën e liderit. Për vendësit, Kristian Nushi luajti nga fillimi i ndeshjes e deri në minutën e 77. Ai u ndëshkua në minutën e 28.
Në anën tjetër, në radhët e mysafirëve, Admir Mehmedi luajti tërë ndeshjen e Adrian Nikçi u aktivizua nga minuta e 70. Nikçi njëherësh ishte edhe realizator i golit të barazimit te rezultati 1 :1. Golin e shënoi me kokë, në minutën e 81-të.
Në ndeshjen FC Basel–FC Belinzona 2 : 0, për vendës u aktivizuan 4 shqiptarë. Beg Ferati luajti tërë ndeshjen. Xherdan Shaqiri nga fillimi e deri në minutën e 81 kur u zëvendësua nga Taulant Xhaka. Shaqiri njëherësh edhe asistoi te goli i parë në minutën e 39. Granit Xhaka u aktivizua në minutën e 71. Si rezervë por që nuk luajti fare për FC Baselin, ishte edhe Arlind Ajeti.
Pas një kohe të gjatë, Milaim Rama iu kthye golave. Rama shënoi në minutën e 78, pesë minuta pasi hyri në lojë, për rezultatin përfundimtar 3 : 1, në ndeshjen FC Thun kundër FC Sion. Në radhët e FC Thunit, Muhamed Demiri luajti gjatë 90 minutave. Për FC Sionin, Florian Berisha hyri në lojë në minutën e 73.
Në ndeshjen e dy të rrezikuarve, FC Grasshoper-FC Neuchatel Xamax, fituan vendësit me rezultat 3 :1 ku për vendësit, Amir Abrashi luajti 90 minuta e Endogan Adili nga minuta e 66. Adili njëherësh shënoi në minutën e 72 për rezultatin 3 : 0
Në ndeshjen FC Luzern-Young Boys 1 : 1, Burim Kukeli për vendësit nuk u aktivizua farepër shkak të dënimit nga java e kaluar.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











