Kosova
Sulmohet në Serbi autobusi me udhëtarë nga Kosova
Autobusi i linjës Kosovë-Slloveni ‘R.Gashi’ është sulmuar mbrëmë përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj, Serbisë.
Autobusi që ishte me udhëtarë kosovarë dhe linjë e rregullt është sulmuar nga serbët afër Batajnicës të cilët kanë gjuajtur me gurë.
Siç shihet në fotografi të siguruara nga Indeksonline, xhami i përparmë i autobusit është dëmtuar për shkak të sulmit.
Pas sulmit, në vend ngjarje kanë dalë Policia e Serbisë dhe janë marrë me rastin, përcjell albinfo.ch.
Menaxheri i kësaj kompanie, Ilir Gashi për Indeksonline ka konfirmuar sulmin duke dhënë detaje se si ka ndodhur ai.
“Unë nuk kam qenë në udhëtim, por siç kam biseduar me shoferët, disa qytetarë serbë me gurë mbi urë kanë goditë pjesën e përparme të xhamit të autobusit. Nuk i dimë arsyet, përveç që jemi shqiptar e po e shohin firmë shqiptare. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se udhëtarët kanë pritur një orë deri sa Policia e Serbisë ka bërë procesin e rastit dhe me pas kanë vazhduar rrugën drejt Sllovenisë.
“Nuk ka lëndime asgjë serioze, përveç xhamit të përparmë të autobusit”, ka shtuar Gashi.
Nuk është hera e parë që autobusët nga Kosova më udhëtarë që kalojnë nëpër Serbi të sulmohen.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













