Shkurt.ch
Suedia pranon të gjithë refugjatët nga Siria
Secili që vjen nga vendi i kapluar nga lufta qytetare dhe kërkon azil, do të pranohet” ka thënë një zëdhënëse për migracion
Suedia ka vendosur që të pranojë të gjithë refugjatët nga Siria të cilët do të bëjnë një kërkesë azili ë këtë vend. Refugjatëve do t`u jepet një status njëherë për njëherë i pakufizuar i qëndrimit.
“Secili që vjen nga vendi i kapluar nga lufta qytetare dhe kërkon azil, do të pranohet” ka thënë për AFP-në një zëdhënëse e autoriteteve përgjegjëse për migracion. “Shteti ka marrë këtë vendim sepse supozon se dhuna në Siri nuk do të ndërpritet në një të ardhme të afërt”, ka shtuar zëdhënësja.
Me këtë vendim Suedia bëhet shteti i parë evropian që merr një hap të tillë radikal. Deri më tash Zvicra ofronte një qëndrim trevjeçar për azilkërkuesit, pasi që rishikonte secilin rast veç e veç. Nga viti 2012 ky vend skandinav ka pranuar 14700 sirianë të ikur nga lufta.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











