Bota
Stuhia ‘Florence’ arrin në Karolinë të SHBA-së
Banorët e pjesës më të madhe të Karolinës janë evakuuar, shkollat dhe bizneset janë mbyllur, si dhe rreth 1,500 fluturime janë anuluar
Stuhia e fuqishme, Florence,, ka arritur afër bregdetit të Karolinës, në Shtetet e Bashkuara, çka ka rezultuar me vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike për gati 80,000 persona.
Parashikuesit e motit kanë thënë më 13 shtator se kushtet do të përkeqësohen derisa stuhia do të afrohet edhe më shumë më 14 shtator në kufirin mes Karolinës Veriore dhe asaj Jugore.
Erërat, të cilat kanë arritur shpejtësinë e 155 kilometrave në orë dhe shirat e rrëmbyeshëm në ditët vijuese do të rrisin nivelin e ujit, duke përkeqësuar rëndë situatën në këtë zonë.
Mirëpo pavarësisht dëmeve, shpejtësia e erës ka shënuar ulje, pasi më herët gjatë kësaj jave kishte arritur deri në 225 kilometra në orë, shkruan “REL”.
Stuhia Florence aktualisht ka zbritur nga kategoria e katërt në atë të dytë, mirëpo zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që kanë treguar optimizëm të shtuar, përcjell albinfo.ch.
“Mos u ndjeni të relaksuar. Mbikëqyrni. Kjo është stuhi e fuqishme që mund t’iu vrasë. Sot kërcënimi bëhet realitet”, ka thënë Guvernatori i Karolinës Veriore, Roy Cooper.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë përmes një postimi në Twitter se zyrtarët e emergjencës dhe ata të ndihmës së parë janë “të furnizuar dhe të gatshëm”.
Banorët e pjesës më të madhe të Karolinës janë evakuuar, shkollat dhe bizneset janë mbyllur, si dhe rreth 1,500 fluturime janë anuluar.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










