Lajme
Studimi i Cyrihut: Një në pesë nxënës e kishte Covid-19
Rreth 20% e nxënësve në Cyrih kanë pasur koronavirusin, kanë gjetur rezultatet paraprake të një studimi.
Kjo është hera e tretë që Universiteti i Cyrihut (UZH) ka testuar 2,500 nxënës shkollorë në gjithë kantonin, si pjesë e projektit të tij Ciao Corona, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet e përfunduara nga kjo fazë do të publikohen zyrtarisht brenda tri javësh. Ndërkohë, gjetjet paraprake nga testimi mars-prill 2021 tregojnë se 19% e fëmijëve kishin antitrupa për koronavirusin, që do të thoshte se ata e kishin pasur atë.
Në qershor të vitit 2020, në fazën e parë të provës, numri ishte vetëm 2%. Shkalla e infeksionit të fëmijëve ishte e ngjashme me atë të prindërve dhe stafit të testuar si pjesë e projektit. Studimi gjeti se nuk kishte shumë ndryshime ndërmjet grupeve të moshës, megjithëse grupmosha 12+ në përgjithësi ishte më pak e prekur.
Në maj të vitit 2020 shkollat e Zvicrës rihapën dyert e tyre pas një bllokimi kombëtar tetëjavor për të ndaluar përhapjen e virusit. Ato kanë qëndruar të hapur edhe këtë vit shkollor, nën masa të rrepta higjienike. Shkollat në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali, për shembull, janë mbyllur për periudha më të gjata gjatë kësaj kohe, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











