Kosova
Stoltes: Kosovarët, të zhgënjyer që BE nuk e mbajti fjalën për vizat
Në një intervistë për European Interest, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Stoltes, deklaroi se Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, ku qytetarëve u kërkohen viza për të udhëtuar në vendet Shengen, edhe pse Kosova i ka përmbushur kushtet e vendosura nga Komisioni Europian.
“Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor ku ka ende viza. Kosova i ka përmbushur dy kushtet kryesore të përcaktuara nga Komisioni Europian, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe demarkacioni me kufirin e Malit të Zi. Kjo e dyta ishte një çështje shumë delikate. Por prapë, nuk ndodhi asgjë. Tani njerëzit në Kosovë ndihen të zhgënjyer, besojnë se vendi i tyre nuk e meriton këtë. Kjo është sa për t’ju dhënë një shembull se sa problematike mund të jetë situata kur jep fjalën për diçka dhe nuk e mban. Ne në Parlamentin Europian dhe në Komision kemi një qëndrim pozitiv, por vendimi i fundit i takon Këshillit. Po flasim vetëm për liberalizim të vizave, gjë që do të ndihmojë jo vetëm Kosovën, por gjithë rajonin që të shmanget izolimi”, shkruan topchannel, përcjell albinfo.ch.
Për sa i përket vendimit të Kosovës për të krijuar ushtrinë, Stoltes u përgjigj: “Ka shumë çështje të vështira në këtë rast. Krijimi i ushtrisë ka hapur shumë kapituj, por ky është një test për BE-në, për të parë se sa e kupton Ballkanin. Sepse Bosnjë a Hercegovina ka qenë problem që nga krijimi, me një regjim specifik e me nacionalizmin gjithnjë e në rritje. Në Bosnjë janë edhe komunitetet kombëtare, por rreth tyre ekziston edhe shoqëria civile. Të njohësh një vend si shoqëri civile, është e vetmja zgjidhje për të ardhmen”, thotë Stolten.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












