Sport

Sqarohet deklarata e kapitenit të Çekisë “Nëse e helmon Kosovën, lojtarët e humbin kokën”

Deklarata e kapitenit të Çekisë, Marek Suchy ka bërë jehonë në shumë mediume të botës

31 vjeçari, kapiteni i Çekisë ka thënë se Kosova është kombëtare e fortë, por nëse e helmon lojtarët e humbin kokën. Në rrjetet sociale u përhap kjo deklaratë dhe një nga faqet e ndjekura nga çekët e sqaroi deklaratën e Suchyt.

“Është një thënje që nuk është përkthyer mirë në anglisht, sepse ne kemi një shprehje që është vështirë të përkthehet tamam. Suchy ka dashur të thotë se Kosovën e ngacmon me ndërhyrje apo faulla taktik ata e humbin qetësinë” shkruan faqja Czech Football, përcjell albinfo.ch.