Koronavirusi: çast pas çasti
Spanjë: Fëmijët do të dalin jashtë pas gjashtë javësh izolimi
Spanja ka aplikuar masa të rrepta në parandalimin e përhapjes së koronavirusit, andaj që 14 marsi fëmijët spanjollë janë mbajtur brenda shtëpive.
Mirëpo tani, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, synon të lehtësojë rregullin më 27 prill, ashtu që fëmijët “të mund të dalin për të marrë pak ajër të pastër”.
Kryetarja e Barcelonës, Ada Colau, e cila ka vetë fëmijë të vegjël, këtë javë i ka kërkuar qeverisë që t’i lejojë fëmijët të dalin jashtë.
Spanja ka regjistruar më shumë se 20,000 persona të vdekur prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që pothuajse 200,000 persona janë infektuar.
Në një fjalim televiziv, Sanchez ka thënë se Spanja “ka lënë mbrapa momentet më ekstreme dhe ka ndalur valën brutale të pandemisë”.
Mirëpo ai ka thënë se do t’i kërkojë Parlamentit që të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 9 maj, pasi rezultatet e izolimit “janë ende të pamjaftueshme”, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










