Futboll
Zvicër – Spanjë, formacionet zyrtare
Sot do të jetë një super ndeshje mes Zvicrës dhe Spanjës. Vlen të theksohet se Granit Xhaka do të mungoi në këtë ndeshje, transmeton albinfo.ch.
Të dy ekipet do të përballen në çerekfinalen e EURO 2020, ku kërkohet një vend në gjysmëfinale.
Zviceranët vijnë pas fitore së madhe ndaj Francës pas penalltive, ndërsa edhe Spanja fitoi ndaj Kroacisë pas vazhdimeve.
Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje me sulm të disponuar, pasi në 1/8 shënuan nga tri gola në kohën e rregullt.
Zvicra nga minuta e parë luan me Xherdan Shaqirin në sulm, ku nuk mungojnë as Embolo dhe Seferovic, ndërsa Xhaka nuk luan shkaku i kartonëve.
Luis Enrique i ka besuar sulmin Ferrán Torresit, Alvaro Moratas dhe Sarabias.
Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Rodríguez; Widmer, Freuler, Zakaria, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.
Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Pau Torres, Laporte, Jordi Alba; Koke, Busquets, Pedri; Ferrán Torres, Morata, Sarabia.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













