Sport
Spanja sërish kampione
Duke e fituar trofeun e evropianit, Spanja po bëhet shteti i parë që e fiton atë dy herë radhazi
Spanja sërish fiton titullin e Kampionit evropian të futbollit. Me një fitore të thellë kundër Italisë, me rezultat 4 me 0, skuadra spanjolle ka treguar një epërsi të padiskutueshme.
Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultatin 2:0. Golin e parë e ka shënuar Silva në minutën 14. Ndërsa në të 41-tën ka qenë Alba i cili ka shënuar gol.
Në minutën 84 ka qene radha e Torres-it për ta ngritur rezultatin në 3:0 ndërsa atë e ka kurorëzuar me 4:0 Mata.
Duke e fituar trofeun e evropianit, Spanja po bëhet shteti i parë që e fiton atë dy herë radhazi. Po ashtu Spanja është edhe fituese e kampionatit të fundit botëror të futbollit, që i bie se ajo ka fituar tre trofe në tri kampionate me radhë.
Fitorja 4:0 ka qenë më e thella e arritur në finalet e kampionateve të deritashme evropiane, ndërsa fitorja kundër Italisë ishte e dhjeta për Spanjën pa pësuar asnjë gol. Portieri spanjoll Casillas gjatë kësaj kohe ka pësuar gola vetëm nga penalltitë, katër sish.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











