Koronavirusi: çast pas çasti
Spanja regjistron rënie të vdekjeve nga Covid-19
Spanja ka shënuar rënien e tretë të njëpasnjëshme ditore në numrin e njerëzve që vdesin nga COVID-19.
Në këtë vend u regjistruan 674 vdekje, treguan shifrat zyrtare.
Ministria e Shëndetësisë tha që numri, më i ulti në 10 ditët e fundit, e çoi totalin e vdekjeve në 12,418 që nga pandemia në Spanjë.
Numri i infeksioneve në këtë vend u rrit me 4.8 për qind, në 130,759.
Ndërkohë, presidenti iranian njoftoi se aktivitetet ekonomike “me rrezik të ulët” do të rifillojnë funksionimin nga 11 prilli në vendin e prekur më së shumti nga koronavirusi në Lindjen e Mesme.
Në SHBA, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se ky vend po hyn në atë që mund të jetë java “më e ashpër”, pasi numri i rasteve të koronavirusit u rrit në 300,000.
Në nivel global, numri i vdekjeve tejkaloi shifrën 65,700 dhe numri i infeksioneve u rrit në mbi 1.2 milion, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, shkruan Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












