Koronavirusi: çast pas çasti
Spanja do të rihapet për turistët e huaj në korrik
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar se ky vend do të rihapet për të gjithë turistët e huaj gjatë muajit korrik.
“Jam duke ju njoftuar se nga muaji korrik, hyrja për turistët e huaj në Spanjë do të rikthehet me kushte të sigurta”, u ka thënë ai gazetarëve.
Qeveria ka prezantuar më 4 maj një plan me katër faza për të dalë nga izolimi i aplikuar për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Numri i personave të infektuar dhe vdekurve në këtë shtet është duke rënë.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ky shtet ka regjistruar mbi 200,000 persona të infektuar dhe mbi 28,000 të vdekur me këtë virus.
Pavarësisht kësaj, Sanchez ka zgjatur të mërkurën gjendjen e jashtëzakonshme deri më 6 qershor, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













