Futboll
Southgate me respekt maksimal: Jam i impresionuar nga Kosova
Trajneri i Anglisë ka folur vetëm fjalë të mëdha për Kosova, duke u shprehur se është i impresionuar me formën e Dardanëve
Kosova sonte zhvillon ndeshjen më të madhe që nga pranimi në UEFA dhe FIFA. Dardanët janë mysafirë të Anglisë, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.
Futbollistët e Kosovës kanë impresionuar duke mos pësuar humbje që 15 ndeshje, derisa janë në vendin e dytë me tetë pikë, një më pak se Anglia, që gjithashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar, shkruan albinfo.ch.
Në kampin e Kosovës nuk ka aspak frikë për këtë përballje, derisa trajneri i Anglisë, Gareth Southgate është i mahnitur me formën e Kosovës.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. Jam impresionuar nga Kosova”, deklaroi Southgate para ndeshjes.
“Ata kanë ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë, kështu që kjo duhet t’i bëjë njerëzit që të kenë vëmendjen”, shtoi Southgate.
Kosova sonte kërkon mrekullinë, derisa anglezët nuk njohin humbje në kualifikime, që nga viti 2009.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











