Maqedonia
Sot Maqedonia Veriore zgjedh presidentin e vendit
Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, më shumë se 904.066 vota
Sot (të dielën) mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.
Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, më shumë se 904.066 vota. Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.
Raundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të rrethit të parë të votimit, në këtë rast 5 maj, transmeton “Alsat”.
Për president zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicë votash, nëse në vendvotimet kanë dalë më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues. Nëse edhe në raundin e dytë asnjëri prej dy kandidatëve nuk ka marrë numër të nevojshëm të votave, përsëritet tërë procedura zgjedhore.
Presidenti i Republikës zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë, në kohëzgjatje prej pesë viteve. Për president të Republikës, personi i njëjtë mund të zgjidhet më së paku dy herë. Presidenti i Republikës duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë.
Kandidatët
Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i partive të koalicionit qeveritar. Ai është lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup, është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup. Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti.
Gordana Siljanovska Davkova është kandidatja për presidente e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Ajo ka lindur në Ohër në maj të vitit 1955, është e martuar dhe ka dy fëmijë. Mes viteve 2012 dhe 2016 ajo ka qenë anëtare e Komisionit të Venecias për çështje të pakicave. Sot ajo mban pozitën e profesoreshës në Fakultetin Juridik në Shkup. Nëse ajo arrin të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të bëhet presidentja e parë femër në shtet.
Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ai kandidon si kandidat i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Ai mban pozitën e prorektorit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ka qenë ambasador dhe shef misioni për Maqedoninë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Temat e publikimeve shkencore lidhen me politikën, gjeopolitikën, drejtësia në BE, studimet evropiane dhe rolin e UNMIK-ut në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










