Sport
Sot fillon Evropiani i Futbollit
Në Varshavë, sot, duke filluar nga ora 18:00 fillon Kampionati Evropian i futbollit Euro 2012 me ndeshjen e parë Poloni- Greqi
Varshava pret sot rreth 800 mijë tifozë të futbollit. Autoritetet polake thonë se kanë marrë masa për sigurinë e e tifozëve. Për këtëqëllim janë angazhuar mbi 4.000 policë.
16 skuadra pjesëmarrëse të ndara në 4 grupe synojnë titullin e kampionit të Evropës. Kampionia e Europës dhe Botës në fuqi, Spanja, është skuadra që pretendon të mbrojë titullin dhe të jetë skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi këtë trofe. Por, siç bëjnë të ditur kompanitë e basteve pretendentja kryesore për trofeun e evropianit 2012 është përfaqësuesja gjermane e drejtuar nga Joachim Low.
Ndërkaq, sipas analistëve sportivë, nuk duhet përjashtuar as Holanda nga gara për titull.
Euro 2012 që do të organizohet nga dy vende (Polonia dhe Ukraina) do të jetë aktiviteti më i pasur i historisë së kampionateve europiane. Nga shitja e të drejtës televizive të transmetit të ndeshjeve është përfituar një shumë prej rreth 840 milionë euro ose 4.8 % më shumë se Euro 2008 që u zhvillua në Austri dhe Zvicër.
Prezenca e 1.4 milionë tifozëve garanton 125 milionë të ardhura nga shitjet e biletave, ose 24 % më shumë se edicioni i kaluar.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











