Kosova

A do t’i konfirmohet sot aktakuza presidentit Thaçi

Afati i Gjykatës Speciales për të konfirmuar ose jo aktakuzën për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përfundon sot.

Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave të këtyre Dhomave, një gjyqtar, në rrethana të jashtëzakonshme, nëse një prokuror i specializuar paraqet arsye të vlefshme përpara se të konfirmohet aktakuza, mund të lëshojë urdhër të përkohshëm për moszbulimin e aktakuzës para publikut, “për të parandaluar arratisjen e të akuzuarit, ose për të parandaluar ndonjë ndërhyrje tjetër në procedurë, ose trazirat shoqërore”.

Aktakuza është ngritur më 24 prill 2020 dhe pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzën e ngritur nga Prokurori i Specializuar përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës, si dhe kundërshtarë politikë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar se nëse konfirmohet aktkauza ndaj tij, ai do të japë dorëheqje.