Kosova
Sonte në “Zürich Film Festival” shfaqet filmi “Drita” me Arta Dobroshin
Përveç sonte, filmi “Drita” do të shfaqet edhe më 2 tetor, ditë e mërkurë dhe më 6 tetor, e dielë, që është dhe dita e mbylljes së festivalit

Sonte, më 30 shtator, në kinemanë “Kosmos 1” të Cyrihut, me fillim në orën 18.15 shfaqet filmi “Drita”, që është një koproduksion SHBA-Kosovë. Filmi është pjesë e festivalit “Zürich Film Festival”, i cili këtë vit vjen me edicionin e tij të 15-të, jubilar.
Festivali ka filluar më 26 shtator dhe përfundon më 6 tetor.
Regjinë e filmit e ka bërë regjisori amerikan Daniel Kruglikov ndërsa në rolin kryesor paraqitet aktorja e shquar, Arta Dobroshi. Krahas saj janë edhe aktorët Genc Jakupi, Florist Bajgora etj.
Përveç sonte, filmi “Drita” do të shfaqet edhe më 2 tetor, ditë e mërkurë dhe më 6 tetor, e dielë, që është dhe dita e mbylljes së festivalit. Më 2 tetor jepet në Kino “RiffRaf 1”, ë orën 15.00 dhe të dielën në “RiffRaf2”, në orën 18.15, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja e filmit vendoset në Kosovë ndërsa ka për temë hakmarrjen, dashurinë, dhunën, gjegjësisht rrethin e mbyllur që nis me një akt dhune…
Në shfaqjen e sontme pritet të marrin pjesë dhe të prezantohen para publikut edhe aktorët kryesorë dhe një pjesë e stafit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor