Sport
Sonte, ndeshja ‘finale’ e Kosovës
Nga ndeshje e së martës në “Fadil Vokrri”, çdo rezultat pos humbjes e çon Kosovën në Ligën C dhe në gjysmëfinale të Ligës D
Kosova do të përballet sonte me Azerbajxhanin në Prishtinë nga ora 20:45 në Ligën e Kombeve, shkruan albinfo.ch.
Kosovës i mjafton barazimi për të mbetur në vendin e parë, derisa fitorja do të ishte edhe mese e mirëseardhur për tifozët. Të gjitha bileta janë shitur dhe atmosfera pritet të jetë e mrekullueshme, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, është treguar i matur me deklaratat para ndeshjes.
“Në këtë takim neve na favorizojnë dy rezultate, por unë mendoj se të dy skuadrat kanë njësoj shanse për të fituar dhe për të marrë vendin e parë. E kam studiuar Azerbajxhanin dhe mund të them se ka një skuadër shumë të mirë, që luan e organizuar kanë më shumë përvojë se ne, e pikërisht kjo i favorizon ata në duel direkt.
Asnjëherë nuk do ta ndryshoja filozofinë time të lojës, pavarësisht kundërshtarit, apo rrethanave. Do të ishte një gabim i madh, po të ndryshonim filozofinë dhe të luanim për barazim. Ne do mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë, duke u treguar të kujdesshëm në mbrojtje, duke mbajtur sa më shumë topin dhe duke tentuar të shënojmë gola”, është shprehur trajneri zviceran.
Edhe Valon Berisha ka thënë se do të luajnë për fitore. “Mendoj se edhe pse barazimi na kryen punë, ne si futbollistë edhe si ekip nuk duhet të mendojmë për barazim, por duhet të shkojmë për fitore. Në fillim të kësaj gare Azerbajxhani është llogaritur favorit i grupit dhe edhe tash për shkak të përvojës mund të llogaritet i tillë, por ne jemi lider dhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë kurajë. Luajmë para tifozëve tanë dhe hyjmë për fitore”, ka theksuar Berisha.
Nga ndeshje e së martës në “Fadil Vokrri”, çdo rezultat pos humbjes e çon Kosovën në Ligën C dhe në gjysmëfinale të Ligës D.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












