Sport
Sonte nata e sprovës së madhe
Sonte, me fillim në orën 20.45 ndeshen FC Bayern me FC Basel për të luajtur ndeshjen e kthimit, të të tetës së finales së Ligës së kampionëve.
Kampionët e Zvicrës dhe të Gjermanisë janë para një sfide të madhe. Kjo në veçanti vlen për Bajernin, i cili si klub i madh evropian “nuk guxon” të humbasë si nikoqir. Ndërkohë, dy javë më parë FC Basel pati mundur bavarezët në Bazel dhe u pati treguar se befasitë janë të mundshme.
FC Basel gjendet në pozitë më të mirë kësaj radhe. Atij i mjafton një gol për tu kualifikuar në xhiron e mëtejme, në çerekfinale të kupës. Kjo bën që tensionet në fushe dhe jashtë saj të jenë të larta.
Për skuadrën e Bazelit luajnë dy futbollistët shqiptarë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Shairi edhe kësaj here do të jetë në një gjendje jo shumë për tu lakmuar, për faktin se luan kundër skuadrës, pjesë e të cilës do të bëhet që nga korriku i këtij viti.
Ishte spekuluar gjatë nëse nüë ndeshjen e sontme do të angazhohej futbollisti i famshëm Schweinsteiger i Bajernit. Sipas njoftimeve të fundit, ai do të jetë në njëmbëdhjete¨shen që do të fillojë ndeshjen.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











