Uncategorized
Sonte finalja Francë- Kroaci
Dy ekipet Franca dhe Kroacia do të përballen për të fituar kupën e artë të Botërorit 2018.
Sonte do të luhet finalja e madhe e Botërorit 2018 i cili u mbajt në Rusi.
Finalja do të zhvillohet mes Francës dhe Kroacisë.
Dy kombëtaret kanë treguar lojë të mira gjatë kampionatit.
Në këtë finale, pritet të performoj edhe këngëtarja shqipëtare me famë ndërkombëtare Era Istrefi.
Së bashku me dy këngëtarët e tjerë, Ëill Smith dhe Nicky Jam, Era do të performoj këngën “Live it up”, këngë e cila përfaqësoi këtë botëror.
Në një konferencë për media, para performimit, Era Istrefi ishte pyetur nga gazetarët në lidhje me momentin më të mirë gjatë këtij botërori.
“Momenti më i mirë ishte loja mes Zvicrës dhe Serbisë. Dy lojtarët që dhanë golat ishin shqiptarë. Ky ishte një moment shumë i mirë”, tha Istrefi.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














