Shkurt.ch
Sommaruga në Tunizi, interesohet për gjendjen e refugjatëve të kthyer nga Zvicra
Temë bosht e takimeve me ministrat tunizianë do të jetë forcimi i partneritetit në fushë të migracionit, për çfarë dy shtetet kishin lidhur marrëveshje para pesë vitesh
Ministrja zvicerane e drejtësisë, Simonetta Sommaruga ka arritur sot për një vizitë zyrtare në Tunis, kryeqytetin e Tunizisë. Deri nesër, e martë, ajo do të qëndrojë në këtë shtet, të njohur si vend transit për refugjatët afrikanë. Të mërkurën, Sommauga do të vazhdojë udhëtimin e saj për në Niger.
Gjendja e refugjatëve është në fokus të vizitës së minsitres federale, shrkuan sda.ch
Me të mbërritur sot në Tunis, ajo ka takuar përfaqësues të një numri organizatash joqeveritare dhe ndërkombëtare, të cilat kanë bazën e tyre në Tunizi dhe janë aktive edhe në Libinë fqinje, transmeton albinfo.ch. Në mesin e këtyre organizatave janë edhe IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracion) dhe UNHCR (Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë.
Në programin e takimeve që Sommaruga do të zhvillojë të martën janë ato me ministra tunizianë. Temë bosht e këtyre takimeve do të jetë forcimi i partneritetit në fushë të migracionit, për çfarë dy shtetet kishin lidhur marrëveshje para pesë vitesh.
Menjëherë pas revolucionit, në fund të vitit 2010 dhe në fillim të atij 2011, disa mijëra refugjatë nga Tunizia, shumica meshkuj të moshës së re, kishin kërkuar azil në Zvicër. Për të penguar këtë fluks, Zvicra kishte përpiluar një program bashkëpunimi me Tunizinë. Ky program parashihte kthimin në vendin e tyre dhe arsimimin profesional për këta të rinj. Sipas të dhënave zyrtare, përmes këtij proghrami është arritur të kthehen në vendin e tyre më shumë se 1600 azilkërkues tunizianë.
Në kuadrin e qëndrimit të ministres zvicerane në Niger, të mërkurën, ajo, veç tjerash, do të vizitojë një qendër tranziti të refugjatëve atje.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











