Kosova
S’mund të kërkojmë liberalizim pa e pastruar vendin
Kryeministri Haradinaj, ka paralajmëruar se që gjithë ata qytetarë që hedhin mbeturina në vende të pacaktuara dhe nuk kujdesen për ambientin, do të ndëshkohen.
Në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, që u organizua në komunën e Gjakovës, kryeministri tha se nuk mund të kërkohet liberalizim i vizave dhe në anën tjetër ta ndotim ambientin.
“Dënimet, ndëshkimet do të jenë reale, pra nuk do të lejohet të vazhdohet si deri tani. Tash ne po mburremi me disa tema tjera, mburremi se po bëjmë ushtri, se po hyjmë në Interpol, e kërkojmë liberalizimin, a në fakt, shikoni si e hedhim bërllokun”, ka thënë Haradina. Koordinatori i organizatës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, bëri thirrje që pronat e përbashkëta të mirëmbahen. Ai tha se shpreson që nuk do të kenë nevojë të kthehen prapë në këtë hapësirë për të pastruar. Tregoi se deri tash janë larguar 322 deponi ilegale mbeturinash në tërë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












