Shkurt.ch
Smartphonet më të mirë në botë
"Business Insider" ka bërë një listë të telefonave smartphone më të mirë aktualisht në botë
I pari është “iPhone 6”, i cili është aktualisht më i kërkuari, sepse bëhet fjalë për një përzierje të përsosur të dizajnit dhe aplikacioneve të ndryshme. “Apple” ka siguruar se do të rrisë ekranin e modelit të ri. Kjo duhet të jetë zgjedhja juaj e parë, përveç nëse ju nuk mundeni pa sistemin operativ “Android”. Çmimi i këtij telefoni është 649 dollarë.
Risia e dytë është e “Apple”, “iPhone 6 Plus”. Nëse ju doni tablet, atëherë kjo pajisje është më e mira aktualisht në treg. “iPhone 6 Plus” është i përsosur, shkruan “Business Insider”. Çmimi është 749 dollarë.
Në këtë radhitje vjen “Galaxy Note 4“, për të cilin thonë se është telefoni më i mire që ka bërë ndonjëherë “Samsung”. Ka një ekran 5.7- inch. Po ashtu ka një shtresë të jashtme metalike që e bën telefonin shumë më të fortë se versionet e mëparshme. Çmimi është 750 dollarë.
“HTC One” (M8) është telefoni i ardhshëm në listën e telefonave më të mirë në botë. Ky është telefoni më i mirë me sistemin operativ “Android”, i cili aktualisht mund të blihet. Dizajni është i bukur dhe shtresa e jashtme metalike është me cilësi shumë të mirë. Ky telefon ka kamera të pasme shtesë që vepron si një sensor për thellësi, në mënyrë që më vonë ju mund të modifikoni fotot. Ky smartphone është shitur me një çmim prej 540 dollarësh.
Smartphone “Moto X” është “Motorola” e re, e cila pretendon të marrë titullin “Android”. Ngjashëm me “Google Nexus 5”, “Moto X” shumë shpejt ka marrë ndryshimet e fundit në sistemin operativ. Vështrim i tij është shumë atraktiv dhe ekrani është 5.2-inç. Çmimi i pajisjes është 500 $.
Modele të tjera më të mira:
6. OnePlus One – 300 dollarë.
7. Samsung Galaxy S5 – 610 dollarë.
8. Sony Xperia Z3 – 630 dollarë.
9. Google Nexus 5-349 dollarë.
10. LG G3 – 599 dollarë.
11. iPhone 5s – 549 dollarë.
12. HTC One M8 për Windows – 600 dollarë.
13. Nokia Lumia 1520-585 dollarë.
14. Amazon Fire – 450 dollarë.
15. BlackBerry Pasaporta – 600 dollarë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










