Maqedonia
Sllovenia vazhdon përkrahjen ndaj Maqedonisë
Kryeministri maqedonas dhe ish- kryeministrja sllovene, janë takuar dhe kanë rikonfirmuar se dy vendet mbështesin njëri tjetrin.
Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka pritur për vizitë kryeministren e mëparshme të Republikës së Sllovenisë, Alenka Bratushek.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë, Zaev me Bratushek kanë biseduar për proceset aktuale dhe të ardhshme politike, me theks të veçantë në organizimin e referendumit ku qytetarët do të shprehen për marrëveshjen me Republikën e Greqisë si hap ndaj anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.
“Kryeministri Zaev gjatë takimit i ka theksuar marrëdhëniet jashtëzakonisht të larta miqësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë të cilat në periudhën e kaluar, për një vit jo të plotë, fituan intensitet të veçantë në moment veçanërisht të rëndësishëm kur zgjidhej kriza politike në vend dhe kur u bën hapat vendimtarë në procesin për anëtarësim të vendit tonë në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e qeverisë, përcjell Albinfo.ch.
Ish- kryeministrja sllovene, Bratushek, potencoi se Sllovenia plotësisht i mbështet dhe mbetet mbështetës i fuqishëm i aspiratave të Republikës së Maqedonisë në proceset euroatlantike.
Kryeministri Zaev ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Sllovenisë dhe e vlerësoi si konfirmim të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve vizitën e Bratushek në ditët kur Republika e Maqedonisë e kremton festën më të rëndësishme shtetërore , Ditën e Republikës, 2 Gushtin, Ilindenin.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











