Shqipëria
Skulptori shqiptar e shndërron Luganon në një muze nën qiell të hapur
Gjurmët e “çelikta” të skulptorit Helidon Xhixha mund t`i ndjekësh në një gjatësi prej rreth një kilometri dhe kudo të bëjnë përshtypje të fortë jo vetëm me bukurinë, por edhe me shkëlqimin e tyre metalik

Të gjithë atyre që këto ditë ia mësyjnë Luganos, qytetit pitoresk në jug të Zvicrës, skulptori nga Shqipëria, Helidon Xhixha u ka përgatitur një surprizë. Madje befasia e këndshme të pret sapo të zbresësh në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit: një skulpturë në formë të një sfere të çarë në mes, e punuar prej çeliku, të lëbyr sytë, shkruan albinfo.ch.
Kur shikon në bazamentin e saj, sheh emrin e bashkatdhetarit tonë: Helidon Xhixha.
© albinfo.ch
Vazhdojmë më tutje. Në hapin e parë që do ta bësh pasi të kesh zbritur me “funiculare”-n (teleferikun) e këndshëm në qytet, të pret edhe një perlë tjetër, po e Helidon Xhixhës, një skulpturë abstrakte po prej çeliku.
©albinfo.ch
Dhe mrekullia vazhdon më tutje kur të kesh filluar shëtinë nëpër sheshet kryesore të qytetit dhe më tutje buzë liqenit të bukur që mban emrin e qytetit.
© albinfo.ch
Janë gjithsej 19 skulptura moderne që patjetër i tërheqin syrin çdo kalimtari në këtë qytet të lakmuar nga turistët e shumtë, shkruan albinfo.ch. Disa prej tyre janë në parqet e vogla në shetitoren buzë liqenit ndërsa disa të tjera edhe brenda liqenit, ku “lundrojnë” mbi ujë.
© albimnfo.ch
Gjurmët e “çelikta” të Helidon Xhixhës pra mund t`i ndjekësh në një gjatësi prej rreth një kilometri dhe kudo të bëjnë përshtypje të fortë jo vetëm me bukurinë por edhe me shkëlqimin e tyre metalik.
© albinfo.ch
Por çfarë paraqesin këto skulptura dhe përse janë vendosur pikërisht tash? Mediat e Luganos bëjnë të ditur se ato janë një paralajmërim për ekspozitën e madhe nën qiell të hapur “Lugano: Riflessi di luce” (Lugano: reflektimet e dritës), e cila hapet më 17 prill dhe mbyllet më 22 shtator të këtij viti.
© albinfo.ch
Në këtë mënyrë, qyteti i Luganos do të bëhet një muze i hapur, në të cilin arti i Helidon Xhixhës hyn në dialog me hapësirën dhe natyrën urbane.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor