Lajme
Skenari ideal i zgjidhjes VV-LDK: Konjufca, ministër?
Orët e fundit para seancës së të hënës, ku do përcaktohet fati i themelimit të Qeverisë Kurti, kanë rritur presionin publik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për arritjen e marrëveshjes.
Për këtë arsye, tashmë janë duke u menduar idetë përfundimtare për sukses.
Klan Kosova mëson se njëri prej skenarëve më potencial është ky:
Pasi LDK-ja e kërkon me çdo kusht postin e Kryeparlamentarit, atëherë mandatari Albin Kurti mund ta propozojë Glauk Konjufcën për ministër!
Konjufca do të obligohej të dorëhiqej nga posti i Kryeparlamentarit, të cilin e mban aktualisht, duke u zhvendosur në ndonjë ministri të rëndësishme, ndërsa një përfaqësues nga LDK-ja do të vinte në këtë pozitë shtetërore.
Kësisoj, edhe do të realizohej kërkesa e LDK-së për këtë post, mirëpo në anën tjetër edhe VV-ja në përgjithësi – e Glauk Konjufca në veçanti – do të shfaqeshin konstruktivë dhe të vullnetshëm për krijimin e koalicionit qeverisës.
Nesër është dita kur do të definohet realizmi i këtij opsioni, shkruan Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











